Më shumë se 60 nxënës të shkollave fillore u hospitalizuan në Xhamajka të hënën pasi duke mos pasur njohuri paraprake hëngrën karamele të mbushura me kanabis, sipas zyrtarëve të atjeshëm.
Ministrja e Arsimit dhe Rinisë Fayval Williams tha për CNN se asnjë nga fëmijët – të cilët janë të moshës 7 deri në 12 vjeç – nuk duket të jetë në gjendje kritike, duke cituar mjekët.
Karamelet i shkaktuan fëmijëve “të vjella dhe halucinacione”, postoi ajo të hënën në platformën sociale X, duke shtuar se disa fëmijëve u vendosën në një sistem kujdesi intravenoz.
Ministrja tha gjithashtu se ajo vizitoi spitalin ku po trajtoheshin fëmijët dhe se “mjekët dhe infermierët po bëjnë gjithçka që munden për të siguruar që studentët të shërohen”.
Williams postoi një foto të karameleve, e cila vjen në një paketë me ngjyrë ylberi.
Në paketim thuhet se produkti përmban Delta-8 tetrahydrocannabinol, i njohur gjithashtu si delta-8 THC, një substancë psikoaktive që gjendet në bimën Cannabis sativa, “nga të cilat marihuana dhe kërpi janë dy lloje”, sipas faqes së internetit të Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA (FDA).
Ajo ka “efekte psikoaktive dhe dehëse”, sipas agjencisë amerikane.
Në paketim thuhej se produkti nuk ishte miratuar nga FDA.Xhamajka e ka dekriminalizuar kanabisin për personat mbi 18 vjeç në vitin 2015, me posedim 2 ons (56 gramë) ose më pak./CNN