Raporti i shkëputur mes Gjestit dhe Xheneta Fetahut vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe të komentimeve në rrjet.
Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4” kishte deklaruar më herët se nuk dëshiron të ketë më asnjë kontakt me modelen.
Së fundmi, dyshja është parë në ambientet e Top Channel, por takimi i tyre ishte krejtësisht i rastësishëm.
Në programin “E Diell” Xheneta sqaroi se nuk ka pasur asnjë komunikim mes tyre, “vetëm shkëmbyen shikime, duke qenë se Gjesti ishte i shoqëruar nga roje sigurie”.
Modelja theksoi se nuk dëshiron asnjë përballje me të dhe se të dy do të vazhdojnë të fokusohen në punët e tyre.
Ndërkohë, Gjesti po shijon një romancë me këngëtaren Egli Tako.