Zbardhen detaje të reja nga rrahja e të moshuarve në Prishtinë!





Te Fontana në Ulpianë njihet si vend ku të moshuarit e lagjes e kalojnë kohën duke luajtur shah.
Por, aty ndodhi diçka më serioze se sa lufta për figura në tabelën 64 katrorërshe.

Në rrjetet sociale një ditë më parë u publikua një video ku shihen dy persona duke u përleshur fizikisht për një ulëse në park. Sipas Enver Hotit, një pensionist që kohën e lirë e kalon në parkun e gjelbër, përleshja ka ndodhur para dy javësh, dhe se të përfshirë në të nuk kanë qenë shahistët e lagjes, raporton Klan KOsova.

“Jo vendi jem, jo u ula unë. Ka qenë mosmarrëveshje e thjeshtë”, shtoi ai.

Vetë njerëzit që këtu takohen për lojë shahu, nuk kanë dashur të flasin për rastin, meqë sipas tyre nuk ka të bëjë me lojën.
Ndërsa Shefqet Vokrri e sheh pikërisht lojën e shahut si arsye të zënkave, dhe nuk pëlqen të shoqërohet me ta.

“Te shahi nuk rri, s’më pëlqen se kapen për shah”, shtoi ai.

Hapësira me tabela shahu, komuna ka ndërtuar edhe në disa parqe të Prishtinës, por nuk është raportuar për ndonjë incident në to.