Zbulohet shkaktari i zhurmës së madhe që u dëgjua mbrëmë në Prishtinë





Një zhurmë e çuditshme është dëgjuar në orët e vona të së dielës në Prishtinë. Sipas asaj që thuhej në rrjetet sociale, kjo zhurmë ishte aktivizuar dy-tri herë, në periudha të caktuara, por jo pandërprerë. Shumë qytetarë u frikësuan dhe nisën hamendësimet se çfarë mund të ketë qenë ajo zhurmë, raporton Gazeta Sinjali.

Pas disa orësh shqetësim, kjo zhurmë u zbulua se ka ardhur nga një avari në njërin nga termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Këtë e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga KEK-u, me ç’rast u bë e ditur se kjo zhurmë është e zakonshme në këto raste.