Presidenti i entitetit të Bosnje-Hercegovinës, Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka thënë se në 30 ditët e ardhshme, Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës do t’i propozohet një marrëveshje për “demarkacionin paqësor”.
“Sot po fillojmë me një vendim formal për të kërkuar një demarkacion paqësor, do të propozojmë që fillimisht të sqarohen kompetencat politike në raport me subjektet dhe të ruhet dhe largohet modeli aktual i funksionimit të ekonomisë dhe brenda pak vitesh të përshtateni me modelin e demarkacionit paqësor”, citohet të ketë thënë për mediat Dodik, përcjell Telegrafi.