Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka sugjeruar se Rusia po “përgatit diçka” në Bjellorusi këtë verë.
“Këtë verë Rusia po përgatit diçka atje, nën mbulimin e stërvitjeve ushtarake”, ka thënë lideri ukrainas në një samit në Poloni, pa dhënë detaje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Kjo është se si zakonisht fillojnë sulmet e saj të reja”, ka shtuar ai.
Rusia dhe Bjellorusia kanë paralajmëruar stërvitje të përbashkëta ushtarake për në shtator.
Bjellorusia nuk besohet të ketë furnizuar me trupa drejtpërdrejt, për të luftuar në Ukrainë, por i lejoi trupat ruse të kalonin përmes kufirit të saj me Ukrainën kur filloi pushtimi në vitin 2022 – duke i lejuar Moskës një rrugë shumë më të drejtpërdrejtë për në Kiev, të cilën ajo nuk e shfrytëzoi.
Ndërkohë forcat ruse kanë rritur “dukshëm” intensitetin e aktivitetit të tyre ushtarak, ka thënë komandanti i lartë i Ukrainës.
“Pavarësisht deklaratave me zë të lartë për gatishmërinë për të pushuar zjarrin për festat e majit, pushtuesit kanë rritur ndjeshëm intensitetin e veprimeve luftarake, duke i fokusuar përpjekjet e tyre kryesore në drejtimin e Pokrovsk”, citohet të ketë thënë Oleksandr Syrskyi.
“… komanda ruse çdo ditë hedh njësi të reja në betejë, i çon ushtarët e saj drejt vdekjes, raporton për suksese dhe fitore iluzore”, shtoi Syrskyi.
Megjithatë, ai tha se Ukraina po e mbronte me kokëfortësi boshtin.
“Pavarësisht presionit të vazhdueshëm dhe përpjekjeve për t’u depërtuar, armiku vazhdimisht pëson humbje dhe tërhiqet”.