Zëra për ndarje? Si qëndron e vërteta mes Fifit dhe Adisit

Fifi dhe partneri i saj Adisi po komentohen me të madhe nga e premtja.

Kjo për shkak se dyshohet e hamendësohet që ata po kalojnë një krizë. Arsyeja? Disa foto të fshira në Instagram!

Prive By Liberta Spahiu u interesua dhe kuptoi nga burime të sigurta pranë çiftit se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.

Lidhja e Fifit dhe Adisit është stabile dhe pa telashe sa i përket raporteve në çift.

Të njëjtat burime thonë se ata janë shumë të përqendruar tek punët që kanë dhe nuk ka as edhe një telash të vetëm mes tyre.