Zëvendësministrja e MPJD-së jep një lajm për diasporën, do të ketë tri mënyra për të votuar

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka thënë se diaspora do të ketë më shumë mënyra për të votuar në të ardhmen.

Ajo ka thënë se përpos votimit me postë, do të ketë edhe votim fizik në misione diplomatike të Kosovës dhe konsullata.

”Do të të kemi votimin e diasporës në tri forma, përpos votës me postë që mund të dërgohet direkt në Kosovë, do të ketë votim fizik në misione diplomatike dhe konsullata aty ku normalisht është një punë intensivë që do të bëhet në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe KQZ-së duke i marrë për bazë standardet ndërkombëtare për zgjedhjet. Pos pjesës së votimit fizik sepse ne po ashtu kemi misione në disa lokacione që janë të limitune për nga qasja, janë hapësira shumë të vogla, kështu që në këtë drejtim kemi një risi në kuadër të ligjit e që është fahu postar“, ka thënë ajo në T7.

Gashi ka deklaruar nuk ka rëndësi preferenca partiake, por e drejta e diasporës për të votuar./Sinjali