Zgjedhja e nënkryetarit serb vazhdon me short

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të votojnë sot për nënkryetarin serb për ta përmbyllur konstituimin e Kuvendit.

Ky prcoes do të zhvillohet me procedurën e shortit, tha kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.

 

 

Për shkak të refuzimit të Listës Serbe për të zëvendësuar kandidatin Sllavko Simiq për nënkryetar, kryeparlamentari i sapozgjedhur i hodhi në votim kandidatët e tjerë përmes shortit, përfshirë edhe emrin e Nenad Rashiqit, kryetarit të partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i afërt me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.