Helen Whittle
Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) mori pak më shumë se 30 për qind të votave në zgjedhjet e fundit rajonale në Tyringi dhe Saksoni, gjë që pjesërisht i atribuohej efektivitetit të partisë për të arritur votuesit që votojnë për herë të parë në TikTok.
Vëzhguesit janë gjithashtu të kujdesshëm ndaj ndikimit në rritje të Elon Muskut, njeriu më i pasur në botë dhe pronar i platformës X, i cili ishte padyshim aleati më i madh i Trumpit në fushatën e tij të suksesshme për të rimarrë presidencën amerikane.
Ndërkohë, zëvendëskancelari dhe ministri i Ekonomisë të Gjermanisë, Robert Habeck i Partisë së Gjelbër, bëri një rikthim të befasishëm në platformën e mikroblogimit këtë javë, pas gjashtë vitesh mungesë, duke deklaruar se ai nuk mendonte se po ia linte X-në vetëm “atyre që bërtasin dhe populistëve”.
Jörg Hassler, ekspert për komunikimet digjitale dhe politike në Universitetin Ludwig Maximilian në Munih, beson se “problemi më i madh është dezinformimi që vjen nga lart”. Sipas tij, liderët politikë tani janë duke u fokusuar më shumë në sulmet personale kundër konkurrentëve të tyre ose të përfshihen në debate mbi çështje dytësore si datat e zgjedhjeve.
“Çështjet e rëndësishme është si ecën ekonomia, nëse njerëzit mund të përfitojnë nga mirëqenia e shtetit e kështu me radhë, por duket se politikanët nuk janë të interesuar për këto çështje”, tha Kettemann.
Ndërsa mjetet e fushatës të zhvilluara në ShBA u nënshtrohen kufizimeve të rrepta ligjore dhe rregullatore në Gjermani, për shembull përmes ligjeve për mbrojtjen e të dhënave dhe financimin e partive, media sociale është bërë një pjesë e rëndësishme e ekosistemit hibrid të medias, në të cilin informacioni lakohet mes mediave sociale dhe mediave tradicionale.
Për herë të parë në vitin 2022, më shumë qytetarë gjermanë thanë se lajmet i ndjekin kryesisht në internet dhe jo në televizion, tregon anketa vjetore e Institutit Reuters për Studimin e Gazetarisë.
Një tjetër faktor i rëndësishëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, tha Kettemann, do të jetë roli i aktorëve të huaj që përdorin operacione dezinformuese, të tilla si botët dhe “fushatat e errëta” në aplikacionet e mesazheve si Telegram dhe WhatsApp, për të nxitur histori të caktuara. AfD, partia populiste e Gjermanisë dhe Aleanca e krahut të majtë Sahra Wagenknecht (BSW), u paraqitën me programe proruse, konservatore në pikëpamje sociale, kundër migrimit dhe kundër klimës.
BE ka prezantuar tashmë një grup rregullash gjithëpërfshirëse për mediat sociale dhe tregjet digjitale me Ligjin e Shërbimeve Digjitale (DSA), i cili synon të parandalojë aktivitetet e paligjshme dhe të dëmshme në internet, si dhe përhapjen e dezinformatave.
Në gjetjet paraprake të publikuara në korrik, rregullatorët e BE zbuluan se platforma X e shkelte DSA, duke deklaruar se sistemi i verifikimit të shenjës blu “mashtron përdoruesit”, se platforma nuk respektonte “transparencën e kërkuar për sa i përket reklamimit” dhe se “nuk i lejonte studiuesit të hynin në të dhënat e saj publike”.
Kjo mund të jetë edhe më e vështirë në të ardhmen pasi roli i Muskut është gjithnjë e më i rëndësishëm në formësimin e politikës së ShBA, thotë Kettemann, pasi nënpresidenti i sapozgjedhur i ShBA-së, J.D. Vance, sugjeroi këtë javë se ShBA-ja do të tërhiqnin mbështetjen e tyre për NATO-n, nëse BE përpiqej të rregullonte platformën X.
Ndërsa më shumë votues, veçanërisht të rinjtë, mësojnë për politikën dhe çështjet botërore përmes mediave sociale, Kettermani u kërkoi partive tradicionale të shtojnë aktivitetet e tyre në platformat e medias sociale, sepse nuk duhet t’u lënë fushë të lirë aktorëve të dezinformimit. “Duhet të jemi ne, që duhet ta udhëheqim luftën”, tha ai. /DW/