Zjarret në Hawaii: 53 të vdekur dhe 1000 të zhdukur

Numri i të vdekurve nga zjarret në Hawaii është rritur në 53 dhe 1000 njerëz vlerësohen të zhdukur në ishullin Maui.

Guvernatori i Hawaii Josh Green i ka quajtur zjarret atje “fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e shtetit të Hawaiit”

Sipas tij 80% e qytetit turistik Lahaina, në bregun perëndimor të ishullit, nuk është më dhe rreth 1700 ndërtesa janë shkatërruar.

Turistët u detyruan të hidheshin në det dhe të qëndronin në ujë me orë të tëra, pasi flakët që lëviznin me shpejtësi janë përhapur gjeresisht.

Zjarret e Maui filluan të martën dhe u përhapën me shpejtësi, të nxitura nga erërat nga uragani Dora.

Asnjë nga tri zjarret kryesore të mëdha nuk është shuar ende, megjithëse zjarri në Lahaina është 80% i kontrolluar.

Më shumë se 14,000 turistë janë evakuuar dhe 11,000 njerëz janë ende pa energji elektrike në këtë ishull.

Rreth 288,000 turistë kanë vizituar Mauin që nga fillimi i kësaj vere – një nga disa ishuj që përbëjnë Hawaiin./BBC