Federata Zvicerane e Futbollit ka njoftuar se në Bazel do të zhvillohen dy ndeshjet e Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Zvicra-Kosova do të zhvillohet më 5 shtator në Stadiumin “St. Jakob Park”, Bazel, ndërsa më 8 shtator, Zvicra e pret Slloveninë.
Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 20:45.
Takimet zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.