Ligjvënësit zviceranë kanë rënë dakord të rishikojnë Ligjin e Pastrimit të Parave, por kanë hedhur poshtë rregullat e reja për avokatët, noterët dhe këshilltarët e tjerë.
Ligjëvënësit paraqitën ndryshimet e tyre të mbetura në rishikimin e Aktit Kundër Pastrimit të Parave. Shumica e krahut të djathtë mbizotëroi me reforma më modeste nga sa kishin shpresuar shumë deputetë të majtë. Në fund të fundit, të dy palët u pajtuan se disa reforma ishin më të mira se asnjë, shkruan Albinfo.
Sipas rishikimit, ndërmjetësuesve financiarë tani do t’u kërkohet të verifikojnë identitetin e klientëve, të regjistrojnë cilat shërbime u janë ofruar atyre dhe të sqarojnë historikun dhe qëllimin e tyre.
Organizatave që mbledhin ose shpërndajnë fonde jashtë vendit për qëllime bamirësie – të cilat mund të ekspozohen ndaj një rreziku në rritje të financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave – do të kërkohet gjithashtu që të jenë më transparente.
Një rishikim tjetër kryesor është raportimi i aktivitetit të dyshimtë. Parlamenti u pajtua që bankat janë të detyruara të informojnë Zyrën e Raportimit të Pastrimit të Parave Zvicër (MLROS) kur ata kanë ndonjë “dyshim të bazuar” për fondet kriminale. /Telegrafi/