Zyrtare: FC Prishtina shkëput kontratën me Debatik Curri-n, në vend të tij vjen Emmanuel Egbo

Prishtina ka njoftuar se ka vendosur të ndaj rrugët me trajnerin, Debatik Curri.

Skuadra nga kryeqyteti përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur largimin e trajnerit.

“Shkëputet kontrata me marrëveshje me kryetrajnerin, Debatik Curri. FC Prishtina falënderon kryetrajnerin e deritanishëm, Debatik Curri për kontributin e dhënë në skuadrën tonë”, thuhet në njoftim.

Prishtina këtë sezon gjendet në vendin e katër dhe nuk ka fitore në shtatë ndeshjet e fundit.