Zyrtare: Franco Mastantuono, lojtar i ri i Real Madridit FrontOnline 13 Qershor 2025

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e Franco Mastantuonos me një kontratë gjashtëvjeçare.

Djaloshi i mrekullueshëm argjentinas i bashkohet klubit mbretëror nga River Plate në një marrëveshje me vlerë rreth 45 milionë euro.

 

 

Ai do të luajë në Kupën e Botës për Klube me ekipin argjentinas përpara se të mbërrijë në Madrid në muajin gusht.

“Real Madridi njofton se Franco Mastantuono do të jetë lojtar i klubit tonë për gjashtë sezonet e ardhshme, nga 14 gushti 2025 deri më 30 qershor 2031”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Mastantuono u zhvillua në sistemin e të rinjve të River Plate midis viteve 2019 dhe 2024 dhe ishte pjesë e ekipit të parë gjatë sezonit 2024-2025.

Në moshën 17 vjeçare, ai është gjithashtu lojtari më i ri që ka luajtur një ndeshje zyrtare me ekipin kombëtar argjentinas në të gjithë historinë e saj.