Zyrtare: Kryeministri i Republikës së Serbisë, Milosh Vuçeviq jep dorëheqje

Kryeministri i Republikës së Serbisë, Milosh Vuçeviq në një konferencë të jashtëzakonshme ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

Vuçeviq thirri konferencën e jashtëzakonshme pas sulmit të mbrëmshëm ndaj studentëve në Novi Sad, ku një studente u plagos rëndë.

Ai u bëri thirrje të gjithëve për qetësimin e pasioneve dhe kthimin në dialog.