Zyrtare: Tijjani Reijnders, lojtar i ri i Manchester Cityt

Manchester City ka njoftuar zyrtarisht sot (e mërkurë) transferimin e mesfushorit Tijjani Reijnders nga Milani.

Klubi nga Etihad ka vazhduar përforcimin e skuadrës para nisjes së sezonit të ri, i cili fillon këto dite me ndeshjet e Kupës së Botës për Klube.

 

 

Pas Rayan Ait-Nouri, Marcus Bettinelli dhe Rayan Cherki, City ka njoftuar edhe transferimin e Reijnders nga Milani.

Njoftimi i Cityt ka ardhur nga faqet zyrtare, me 26-vjeçarin që thuhet se ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2030.

“Manchester City është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Tijjani Reijnders me një kontratë pesëvjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Transferimin i yllit holandez thuhet se i ka kushtuar Cityt 55 milionë euro.