Zyrtarizohet qeveria e re e Serbisë, pakica kroate gjithashtu me një ministër





Ish-kryeministrja Ana Brnabiq do të jetë sërish në krye të qeverisë dhe këta janë ministrat e tjerë në qeverinë e saj, transmeton Spektri.

Millosh Vuçeviq – Ministër i Mbrojtjes
Ivica Daçiq – Ministër i Punëve të Jashtme

Sinisha Mali – Ministër i Financave
Tomislav Momiroviq – Ministër i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme

Rade Basta – Ministër i Ekonomisë
Jelena Tanaskovic – Ministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave

Irena Vujoviq – Ministre për Mbrojtjen e Mjedisit
Goran Vesiq – Ministër i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës

Dubravka Negre – Ministre e Minierave dhe Energjisë
Maja Popoviq – Ministre e Drejtësisë

Aleksandar Martinoviq – Ministër për Administratë dhe Vetëqeverisje Lokale
Tomislav Zhigmanov, Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Social, ndryshe nga radhët e Bashkimit Demokratik të Kroatëve të Vojvodinës.

Bratislav Gashiq – Ministër i Punëve të Brendshme
Tanja Mishçeviq – Ministre për Integrime Evropiane

Branko Ruzhiq – Ministër i Arsimit
Jelena Begoviq – Ministre e Shkencës

Danica Grujiçiq – ministre e Shëndetësisë
Nikola Selakoviq – Ministër i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale

Darija Kisiq – Ministre për Kujdesin Familjar
Husein Memiq – Ministër i Turizmit

Zoran Gajiq – Ministër i Sportit
Maja Gojkoviq – Ministre e Kulturës
Milan Krkobabiq – Ministër për Kujdesin e Fshatit

Këta janë anëtarët e rinj të qeverisë, emrat e të cilëve u bënë të ditur nga kryetari i SNS-së, Aleksandar Vuçiq, pas mbledhjeve të Kryesisë dhe Bordit Kryesor të SNS-së.
Ende nuk janë emëruar ministrat e dy dikastereve: Ministrisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit dhe Ministrisë së Investimeve Publike, si dhe ministra pa portofol./Spektri