Rreth dy të tretat e qytetarëve serbë janë kundër vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, dhe vetëm 16 për qind janë pro, sipas hulumtimit të fundit të agjencisë Faktor plus, të publikuar ekskluzivisht sot në gazetën serbe Blic.
Një e pesta e qytetarëve ose 20 për qind e tyre nuk e dinë përgjigjen e kësaj pyetjeje, pra nuk kanë mendim.
Drejtori i agjencisë Faktor plus, Vladimir Pejiq, ka thënë se përqindja më e madhe e qytetarëve janë ende kundër sanksioneve dhe deklarohen lehtësisht, pa analiza të thella.
“Shpesh thuhet se 80 për qind e qytetarëve janë kundër, por duhet të jemi të saktë. Ka nuanca në përgjigje. Sepse 20 për qind nuk janë pro, por nuk janë as kundër, dhe mendimi i tyre mund të ndikohet nga rrethana të caktuara” thotë Pejiq.
Në pyetjen “Pse nuk duhet vendosur sanksione ndaj rusëve?”, kjo është përgjigja.
Përqindja më e madhe e të anketuarve, 78 për qind e tyre, përmendin njohjen e Kosovës nga Rusia si arsye të justifikuar për vendosjen e sanksioneve. 56 për qind e qytetarëve thanë se BE dhe SHBA duhet të vendosin sanksione ndaj Serbisë, 26 për qind kanë përmendur presionin edhe më të madh ndaj Serbisë si arsye, 24 për qind kanë theksuar ndihmën më të madhe ekonomike për Serbinë, 21 për qind kanë theksuar përdorimin e armëve bërthamore dhe një përshkallëzim edhe më të madh të konfliktit në Ukrainë është vënë në dukje nga 9 për qind. Për këtë pyetje, të anketuarit mund të rrethojnë disa përgjigje.
“Këto përqindje tregojnë se kundërshtimi ndaj sanksioneve nuk është i pakushtëzuar, megjithëse nuk e ndryshon faktin që shumica është kundër. Shumica e të anketuarve besojnë se njohja e Kosovës nga Rusia do të ishte arsye që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por ata mendojnë se kjo nuk do të ndodhë”, përfundon Pejiq.