Gjykata Speciale me seli në Hagë ka vendosur për paraburgimin e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Trupi Gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së ka vendosur që Veselit t’i vazhdohet paraburgimi.
Palët janë urdhëruar që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit të dërgohen deri më 28 korrik të vitit 2023./Insajderi