Brenda tri ditëve në Serbi janë vaksinuar mbi 22 mijë shtetas të huaj të cilët ishin ftuar nga Oda Ekonomike e Serbisë apo janë lajmëruar vet përmes portalit e-uprava, ka deklaruar mbrëmë drejtori i këtij portali Mihajli Jovanoviq.
Jovanoviq ka thënë se të shtunën ka pasën rradh të gjata të pritjes për të u vaksinuar, pasi shtetasit e huaj që janë ftuar kanë ardhur në mëngjes në mënyrë të organizuar.
Gjatë vikendit në Beograd janë vërejtur edhe shumë shtetas të Shqipërisë por edhe nga Kosova.
Vaksinimi i të huajëve është bërë në Beograd dhe në Nish.
Si grupa më interesante e gjithë vaksinimit ishte kur për vaksinim në Beograd kishin arritur stjuardesat me uniformat e linjave ajrore shqiptare./Spektri