Për 3 ditë 22.000 të huaj janë vaksinuar në Serbi, mes tyre edhe nga Kosova dhe Shqipëria!

Brenda tri ditëve në Serbi janë vaksinuar mbi 22 mijë shtetas të huaj të cilët ishin ftuar nga Oda Ekonomike e Serbisë apo janë lajmëruar vet përmes portalit e-uprava, ka deklaruar mbrëmë drejtori i këtij portali Mihajli Jovanoviq.

Jovanoviq ka thënë se të shtunën ka pasën rradh të gjata të pritjes për të u vaksinuar, pasi shtetasit e huaj që janë ftuar kanë ardhur në mëngjes në mënyrë të organizuar.

Gjatë vikendit në Beograd janë vërejtur edhe shumë shtetas të Shqipërisë por edhe nga Kosova.

Vaksinimi i të huajëve është bërë në Beograd dhe në Nish.

Si grupa më interesante e gjithë vaksinimit ishte kur për vaksinim në Beograd kishin arritur stjuardesat me uniformat e linjave ajrore shqiptare./Spektri