Në seancën e fundit të shtabit të krizave ishte vendosur për lehtësimin e disa masave, pas së cilës terasat dhe verandat e kafiterive dhe restoraneve kishin filluar punën nga e hëna në mëngjes.
Ky vendim ishte zgjidhje kompromisi mes mjekëve dhe pjesës tjetër të shtabit të krizave, por nuk do të jetë e vetmja për të cilën duhet të arrihet një marrëveshje.
Këtë javë në tavolinë janë edhe dy pika – qendrat tregtare dhe kthimi i nxënësve në shkolla.
Për të parët është duke u përfolur që nga mbledhja e fundit e shtabit të krizave, kur edhe ishte vendosur që për këtë veprimtari të vendoset këtë javë.
Zv. kryetari i Beogradit Gorna Veshiq kishte thënë se këtë javë pritet hapja e qendrave tregtare
Vendimi për ciklin e lart të shkollës fillore dhe shkollave të mesme se a do të kthehen në shkolla apo përmes modeleve të kombinuara, mund të mirret në mbledhjen e ardhshme të shtabit të krizave.
Deri atëherë gjendja në shkolla vazhdon të mbetet e pandryshuar./Spektri