Faturë fiskale, edhe atë nga paisja fiskale elektronike, që nga 1 janari i ardhshëm duhet të japin sallonet e frizerëve, qendrat e estetikës, zanatlinjët dhe artizanë të ndryshëm – piktorë, elektricistë, këpuctarë, sipërmarrës, shumica e sipërmarrësve “paushallë”, por edhe kazinotë, bastoret, muzeumet, galeritë, të gjithë ata që merren me aktivitete sportive, argëtuese dhe rekreative dhe aktivitete të tjera të shumta që përjashtohen aktualisht nga ky detyrim, transmeton spektri.
Fiskalizimi i ri Online parashihet nga ligji që u miratua në dhjetorin e kaluar dhe parashikon përdorimin e obligueshëm të pajisjeve elektronike fiskale nga 2022.
Kush është i liruar nga arka fiskale
Sipas rregullores së re, pa arkë fiskale online, nga janari mund të punojnë taksistët, avokatët, veprimtaria veterinare, shërbimi postar publik, telekomunikacioni, një pjesë e mirë e shërbimeve financiare, arsimi, por pa pjesën nën kodin 85.5 e cila përfshin arsimim tjetër – përfshirë mësimin e gjuhës, trajnimin kompjuterik, për çka kërkohet vetë arkë fiskale./Spektri