Nga darka joformale në Athinë, e organizuar nga Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe takimet e ndara, Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, thotë se ka dalë i siguruar nga Ukraina dhe Greqia se ato nuk e kanë ndryshuar qëndrimin për “integritetin territorial”, me të cilin nënkuptoi se ato nuk kanë ndryshuar qëndrimin kundër që e kanë ndaj Kosovës shtet.
Vuçiq, i cili pati sot takim bilateral me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se kishte bisedë të sinqertë dhe shoqërore me të. Sipas Presidenti serb, Zelenskyy u interesua se cka mendojnë qytetarët serbë.
“I thash që, kur bhëet fjalë për cështjen e integritetit territorial, Serbia, ndryshe nga të tjerët, është e sinqertë dhe e përkrah sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ishte një bisedë e sinqertë, miqësore dhe shpresoj që ne do t’ia dalim të vazhdojmë zhvillimin e bashkëpunimit me një shtet që kurrë nuk i ka bërë diçka të keqe Serbisë. Unë gjithashtu besoj se nuk do të ketë ndryshime të qëndrimit të Ukrainës kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Serbisë”, ka thënë Vuciq.
Ndërkaq, Presidenti serb tha se Kryeministri grek e ka siguruar mbrëmë në një bisedë të shkurtër se Greqia nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës, që i bie se mbetet në pesëshëm e Bashkimit Evropian që vazhdon të mos e njoh Kosovën.
“Besoj se sot do të kemi një bashkëbisedim të mirë me Kyriakos Mitsotakis. Ai gjithashtu më tha mbrëmë, unë mund ta konfimojë menjëherë se nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit të Greqisë në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Vuçiq./Express