Universiteti Shtetëror i Tetovës me lehtësira akomodimi për studentët nga Lugina e Preshevës

Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT) do të ofrojë disa lehtësira për studentën nga Lugina e Preshevës.

Këtë lajm e ka bërë publik kryetari i Këshillit Kombeëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu i cili përmes facebook-ut ka sqaruar se gjatë takimit të sotëm që ka pasur me Rektorin e Universitetit dhe zyrtarin e lart nga Ministri e Arsimit në Maqedonin e Veriut, temë e diskutimit kanë qenë lehtësirat për studentët.

Ky është postimi i Lutfiut në facebook:
Sot në Tetovë e takuam rektorin e Universitetit të Tetovës z.Jusuf Zejneli dhe udhëheqësin e arsimit të lartë në Ministrinë e Arsimit të Maqedonisë së Veriut z.Ahmed Qazimi.
Temë diskutimi me rektorin Zejneli dhe drejtorin Qazimi ishte krijimi i lehtësirave për studentët e Luginës së Preshevës.
Hapi i parë i rëndësishëm do të jetë mundësia për akomodim në konviktin e ri në Tetovë. Andaj, i ftojmë të gjithë studentët e sapo regjistruar dhe ata që janë duke vijuar studimet në UT dhe që kanë interesim për akomodim në konvikte të lajmërohen në KKSH.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=10227018586944946&set=a.4528419242882