Kompletohen strukturat udhëheqëse në Këshillit Kombëtar Shqiptar!

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kompletuar strukturat udhëheqëse të saj.
Pas votimit të kryetarit Nevzad Lutfiu rreth tre muaj më parë, në seancën e mbajtur ditën e premte, me shumicë votash janë emëruar edhe dy kryetarët e këtijë institucioni, sekretari dhe katër kryetarët e komisioneve, raporton Spektri.

Dy nënkryetarët e zgjedhur janë Enkel Rexhepi dhe Naim Kamberi.
Sekretari i KKSH është zgjedhur Driton Bilalli.

Kryetarët e komisioneve në katër fushat përkatëse që ka për obligim të merret KKSH janë:

Komisioni për Arsim:
Merita Behluli

Komusioni për kulturë:
Leoneta Abdyli

Komisioni për Informim:
Burim Ferati

Komisioni për përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqip:
Hydajete Hyseni