Kombëtarja Shqiptare ka dy ndeshjet vendimtare këtë javë në kualifikimet për evropian. Kuqezinjtë luajnë ndaj Çekisë dhe Polonisë në dy ndeshjet që pritet të jenë thuajse përcaktuese për fatin e kualifikimit.
Jasir Asani është futbollisti thuajse më në formë i kombëtares.
Djaloshi nga Shkupi ka shkëlqyer në kampionatin korean duke shënuar gola të bukur dhe vendimtar javëve të fundit.
28 vjeçari gëzon edhe besimin e Sylvinhos dhe pritet të jetë një nga emrat që pritet të vendosin fatin e golave për Kombëtaren.
Asani ka shkëlqyer tek Gëangju në Korenë e Jugut duke u bërë emër mjaft i kërkuar edhe nga skuadrat evropiane.