Shtabi i krizave për luftën kundër corona virusit do të takohet nesër në ora 16, shkruajnë mediat serbe, raporton Spektri.
Sipas tyre temë e mbledhjes së punës do të jenë kafiteritë dhe restoranet, duke përfshirë punën në hapsira të mbyllura, për të cilat raportohet se mund të punojnë nga fundjava e ardhshme.
Një lutje për lehtësimin e punës së gastronomisë e kishte bërë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq./Spektri