Ministri për Kthim dhe Komunitete i Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se i vjen turp që Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë.
Në një intervistë për mediumin boshnjak “Istraga.ba”, Rashiq ka potencuar se një pjesë e madhe e popullit serb janë turpëruar për shkak të tij, transmeton Klankosova.tv.
“Më vjen turp që Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë dhe po ashtu një pjesë e madhe e popullit serb është turpëruar për shkak të tij”, ka thënë Rashiq.
Mediumi boshnjak gjithashtu ka shtuar se intervista e plotë më Rashiqin do të publikohet të dielën.