Fiton lotari 50 mijë dollarë duke përdorur numrin e llogarisë së tij

Një burrë nga Uashingtoni i ShBA-ë që ka përdorur të njëjtat pesë shifra numrash për të luajtur lotari për më shumë se një vit, kapi çmimin prej 50,000 dollarësh.

66-vjeçari i përdori ata numra për të blerë biletën e tij për shortin e 24 shtatorit.

“Nëse do të kisha ndërruar numrat e mi, nuk do të kisha fituar. Ju duhet t’i luani ato numra për çdo short”, u tha ai zyrtarëve të lotarisë.

Fituesi shtoi se planet e tij me paratë e fituara përfshijnë blerjen e një veture për vajzën e tij.