Viti shkollorë 2021/2022 ka vazhduar trendin e rritjes së numrit të nxënësve shqiptarë që për herë të parë ulen në bankat shkollore, raporton Spektri.
Në komunën e Bujanocit, këtë vit në klasë të parë janë regjistruar 398 nxënës, një rritje e ndjeshme në krahasim me vitin e kaluar kur ishin 352 nxënës në klasë të parë.
Ajo që është evidente në listat e të regjistruarëve në shkolla, vetëm në shkollën fillore Naim Frashëri kemi zvoglim të numrin, ku këtë vit janë regjistruar 60 nxënës, 5 më pak se vitin e kaluar, ndërsa në të gjitha shkollat tjera ka të regjistruar më të shumë se vitin e kaluar.
Kur jemi te rritja, shkolla shqipe me më së shumti të regjistruar në klasë të parë është rikthyer shkolla Muharrem Kadriu në Tërnoc, me 74 nxënës në klasë të parë, 28 më tepër se vitin e kaluar kur ishin 46.
Ndërsa shkolla me mësim në gjuhën serbe “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, është shkolla me më së shumti të regjistruar në klasë të parë, gjithësejt 121 nxënës. Në këtë shkollë, përveç nxënësve të nacionalitetit serb, shkollën e ndjekin edhe fëmijët e nacionalitetit romë, madje me 2/3 të nxënësve./Spektri