Shkollat e mesme në Preshevë vitin shkollorë do ta fillojnë me mësimin e kombinuar!

Shkolla e mesme Teknike dhe Gjimnazi Skënderbeu në Preshevë, nga 1 shtatori do të fillojnë mësimin me orar të kombinuar, për shkak të situatës epidemiologjike në këtë Komunë.

Këtë vendim e ka aprovuar “Ekipi” për përcjelljen dhe koordinimin e masave preventive në shkolla, të cilën e ka formuar shtabi i krizave në Serbi.

Presheva është e vetmja nga rrethi i Pçinjës në këtë kategori, ndërsa nga komunat më të rrezikuara është vlerësuar edhe ajo e Tutinit në të cilën komunë, shkollat e mesme do të fillojnë vitin shkollorë në mësimin online./Spektri