Sonte ndahet çmimi “Topi i artë”: Gara shumë e ngushtë

Sonte do të merret vesh se kujt do t’i takojë çmimi “Topi i artë”.

Në garë janë tre emra: Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Bëhet e ditur se sipas organizatorëve gara është shumë e ngushtë.

Treshja pretendente janë shumë afër me vota nga njëri-tjetri.

“Këtë vit është ngushtë… është shumë, shumë ngushtë”, tha kryeredaktori i “France Football” Vincent Garcia.

Pyetja kryesore e natës është:

“A do të thellojë Messi rekordin e lojtarit që ka fituar më shumë këtë çmim, apo do të zgjerohet familja e madhe e fituesve?”.

Lionel Messi, e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.

Erling Haaland, e udhëhoqi Manchester Cityn në kurorën e trefishtë (Ligën Premier, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve).

Ndërkaq, Kylian Mbappe, shënoi një hat-trik në finalen e Botërorit për Francën, pavarësisht se nuk u kurorëzua kampione, dhe fitoi Këpucën e Artë në Kampionatin Botëror.

Ceremonia zyrtare do të mbahet në Theatre du Chatelet në Paris.