Reperi me famë botërore Sean “Diddy” Combs, i njohur si Puff Diddy është paditur me akuzat për dhunim dhe trafikim.
Cassandra Ventura e njohur si Cassie ka dorëzuar padinë në Gjykatën Federale me disa akuza për reperin amerikan.
Ndër të tjera, Diddy akuzohet për rrahjen e rregullt të Venturas, abuzim fizik, skllavëri seksuale dhe përdhunim.
Cassie ishte pjesë e kompanisë muzikore të Puff Diddyt.