“Dardanët” nisen për në Bazel

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Dardanët janë nisur për në Bazel, ku të shtunën do të përballen me Zvicrën në ndeshjen e parafundit të ciklit kualifikues për Euro 2024.

Asnjëra nga kombëtaret e Grupit I, ku bën pjesë edhe Kosova, nuk e kanë siguruar kualifikimin tutje.

Në vend të parë është Zvicra me 16 pikë, e pasuar nga Rumania me po aq pikë. Në të tretin është Izraeli me 12 pikë, ndërsa Kosova është në të katërtin me 10 pikë.

Kosova ka shumë pak gjasa kualifikimi në Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani.

“Dardanët” deri në fundin e kampanjës kualifikuese i kanë edhe dy ndeshje, sot (më 18 nëntor) si mysafirë të Zvicrës dhe më 21 nëntor në “Fadil Vokrri” kundër Bjellorusisë.

Skuadra e udhëhequr nga Primozh Gliha, duhet t’i fitojë dyja takimet.

Ndërkaq, Rumania duhet të fitojë ose të barazojë kundër Izraelit dhe fitojë ndaj Zvicrës.

Kjo është formula e mundshme se si Kosova mund të jetë pjesë e evropianit që vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani.

Kombëtarja ku luajnë edhe dy futbollistët me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, nuk po kalon momentet më të mira.

Zvicra nuk ka arritur në fitojë në katër nga pesë ndeshjet e fundit, dhe kjo do të jetë mundësi e mirë për “kaltëreverdhët”.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet edhe ky objektiv.