Barcelona është duke bërë plane për sezonin e ardhshëm dhe me një buxhet të limituar, duket se ata do të largojnë nga ekipi lojtarët që nuk i konsiderojnë si shumë të rëndësishëm.
Dy emra që po përflitet se do të largohen në fund të këtij edicioni nga blaugranasit janë Marcos Alonso dhe Sergi Roberto.
Alonso u transferua tek Barcelona rreth 18 muaj më parë dhe, edhe pse sezonin e kaluar ishte startues i rregullt, ai nuk po ushtron më ndikimin e njëjtë si dikur.
Ish-mbrojtësi i Chelseat ka humbur pesë ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike dhe nuk është paraqitur në fushë që nga tetori.
Roberto ka luajtur në po aq ndeshje sa Alonso dhe në sfidën ndaj Almerias javën e kaluar, spanjolli u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes pasi shënoi dy gola dhe luajti për 90 minuta. Që të dy lojtarëve iu skadon kontrata gjatë verës dhe gazeta spanjolle “Sport” raporton se Barcelona po mendon seriozisht opsionin e largimit të tyre.
Alonso është i gatshëm që të largohet gjatë verës në mungesë të minutave, por Roberto dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e klubit, madje ka shprehur gatishmërinë që të rinovojë kontratën, duke pranuar zbritje të pagës. Për shërbimet e Alonsos interesim konkret kishte shfaqur Atletico Madrid, ndaj klubi madrilen mund të jetë një opsion për të përsëri në 2024.
Barcelona pritet që t’i informojë të dy lojtarët për vendim e tyre në janar, për t’iu dhënë hapësirë në gjetjen e klubeve të reja.