CR7 golashënuesi më i mirë për vitin 2023

Plot 53 gola arriti t’i realizoi këtë vit.

Kështu Cristiano Ronaldo, është golashënuesi më i mirë për vitin 2023.

Ai la prapa, Harry Kane e Kylian Mbappen me 52 gola dhe Erling Haalandin, me 50 gola.

Kështu, Bundesliga dhe Ligue 1, e kanë përfunduar gjysmësezonin, andaj Kane dhe Mbappe nuk do të kenë më lojë për sivjet.

Premier League, do t’i vazhdojë lojët, por norvegjezi i Manchester Cityt, nuk do të luajë shkaku i lëndimit.

Ndërkaq, fituesi i pesëfishtë i “Topit të artë” do të kenë mundësi të shënojë edhe gola tjera pasi që më 30 dhjetor, do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Al-Taewon.

Portugezi mbrëmë i shënoi dy gola nga pika e bardhë kundër Al-Ittihad.