Pirja e duhanit është e pashëndetshme. Kjo dihet mirë. Dëmton mushkëritë, shkakton shumë mutacione qelizore dhe shkurton jetën.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), më shumë se gjashtë milionë njerëz vdesin çdo vit si pasojë e konsumimit të cigareve.
Studiuesit në Universitetin e Insbrukut tani po paraqesin një këshillë tjetër për t’ju ndihmuar të largoheni nga cigaret. Duhet të jetë shumë e lehtë për shumicën e njerëzve që ta ndjekin, dhe është gjithashtu falas.
Stefanie E. Schöttl nga Instituti i Shkencave Sportive thotë se studimi ka nxjerrur në përfundim se iu duhen vetëm 10 minuta ecje në natyrë ose ushtrime fizike për të lehtësuar ndjeshëm simptomat e varësisë.