Apple ka të njëjtin emër sikur një frut, që në shqip do të thotë mollë. Por nga erdhi në të vërtetë emri Apple dhe si u përzgjodh si emër i kompanisë, që tash është nga më të mëdhatë në botë?
Ka shumë histori rreth origjinës së emrit Apple, por cila prej tyre është më pranë të vërtetës?
Pse Apple quhet “Apple”?
Megjithatë e vërteta është më e thjeshtë. Sipas biografisë së Steve Jobs, shkruar nga Walter Isaacson, Jobs zgjodhi emrin sepse thjeshtë pëlqente frutin.
Jobs mendohet ta ketë zgjedhur sepse Apple ngjan me diçka jo intimiduese, argëtuese dhe si frymëzim.
Sipas bashkëthemeluesit të Apple, Steve Wozniak, Jobs ishte rikthyer nga një fermë në Oregon dhe kishte sugjeruar menjëherë që kompania e tyre të kishte emrin “Apple Computer”. Më pas Wozniak elaboron në autobiografinë e tij se të dy ishin përpjekur të gjenin diçka teknike, por nuk kishin arritur dhe vendosën përfundimisht për Apple.
Po simboli i kafshimit?
Logoja e Appleit sot është shndërruar në sinonim të vetë kompanisë. Ka disa teori të tjera që shpjegojnë pse molla e kafshuar ka mbetur logo e kompanisë.
Krijuesi i logos, Rob Janoff, shpjegonte për Forbes se kafshimi do të tregonte se kemi të bëjmë me një mollë dhe jo frut tjetër. Një tjetër fakt interesant është se logoja e parë kishte figurën e Isaac Newtonit përpara se të thjeshtohej.