Joe Biden fiton bindshëm në garën e Demokratëve në Karolinën e Jugut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka fituar bindshëm në zgjedhjet paraprake demokrate të mbajtura në Karolinën e Jugut.

Sipas raportimeve nga BBC, me pothuajse të gjitha fletëvotimet e numëruara nga votimi i së shtunës, Bideni ka fituar të 55 delegatët e premtuar, ndërsa konsiderohet se ai përballet me pak konkurrencë brenda partisë së tij.

Demokratët Marianne Williamson dhe Dean Phillips kanë mbetur larg Bidenit në votime, me shifrat paraprake që tregojnë se secili ka siguruar vetëm 2% të votave.

“Ju jeni arsyeja pse unë jam president. Ju jeni arsyeja pse Donald Trump është humbës dhe ju jeni arsyeja që ne do ta fitojmë dhe do ta mposhtim atë përsëri”, ka thënë Biden para një turme në këtë vend para disa javësh.