Në Kuçovë të Shqipërisë sot u hap baza ajrore e NATO’s.
Në këtë ceremoni përveç krerëve të shtetit, morën pjesë edhe ministrat e Mbrojtjes nga Italia, Kosova, dhe Mali i Zi, shkruan lajmi.net.
Pas përfundimit të fjalimeve nga nikoqirët dhe mysafirët, u bë edhe aterimi i aeroplanëve luftarak italianë, “EuroFighter”.
Pasi përshkuan qiellin e hapësirës ajrore shqiptare, dy aeroplanët ateruan me sukses në pistën e kësaj baze.
Vlenë të përmendet fakti se kjo bazë është investim i paktit NATO në vlerë 50 milionë euro, ndërsa edhe Qeveria shqiptare ka kontribuar me një vlerë prej 5 milionë euro.