Bujanoc: Kapet në flagrancë hajni

Pjesëtarët e MPB-së në Bujanoc, me një veprim të shpejtë dhe efikas, kanë zbardhur vjedhjen e rëndë dhe kanë arrestuar K. J. (1983) nga Bujanoci, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer këtë vepër penale.

Ai dyshohet se mbrëmë ka hyr në një shtëpi familjare në Bujanoc derisa bashkëshortët kanë qenë duke fjetur dhe ka vjedhur para.

Policia ka gjetur një pjesë të madhe të parave të vjedhura, të cilat iu kthyen pronarit.

Të dyshuarit, me urdhër të prokurorit detyrues të Prokurorisë Publike Themelore në Vranjë, i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurori.