Policia italiane ndaloi shkelësen më të vjetër të gjitha kohërave, ia morën makinën 103-vjeçares

Policia italiane ka ndaluar atë që besohet se është një nga shkelëset më të vjetër të trafikut të të gjitha kohërave, e cila drejtonte një makinë me patentë shoferi të skaduar dhe dokumentet e saj personale tregonin se ishte 103 vjeç.

Një pensioniste e lindur në vitin 1920 drejtoi makinën e saj në mes të qytetit të vogël verior italian të Bondeno në mes të natës, thanë autoritetet lokale të martën.

Ajo tërhoqi vëmendjen sepse po ngiste shumë shpejt rreth një orë pas mesnate dhe kaloi disa herë nëpër të njëjtat rrugë të qytetit.

Gjatë një kontrolli rutinë, patrulla e policisë konstatoi se patenta e shoferit i kishte skaduar dy vite më parë, madje nuk kishte as dokument sigurimi.

 

 

Prandaj automjeti i saj është marrë dhe është larguar nga një ‘merimangë’.

Kur e pyetën se ku po shkonte, ajo u përgjigj se do të shkonte për të vizituar miqtë që jetojnë jashtë qytetit.

Bondeno është një qytet i vogël në rajonin Emilia-Romagna me rreth 15,000 banorë.