Lutfiu takon dy nxënëset e suksesshme në garat regjionale Valza Islami dhe Olta Ahmeti

Kryetari i Këshillit Komëtar Shqiptar ka pritur dje në zyrën e tij mësimdhënës Pajtime Ismaili dhe dy nxënëset e shkollës fillore “Naim Frashëri” Valza dhe Olta të cilat kanë treguar sukses shumë të mirë në garat regjonale në lëndën e gjuhës angaleze të mbajtura në Vranjë.
Kështu ka shkruar Lutfiu në postimin e tij ne facebook:
“Sot mirëprita dy nxënëset Olta Ahmeti dhe Valza Islami si dhe profesoreshën e tyre Pajtime Ismaili.
Olta ka arritur vendin e dytë në garat regjionale të mbajtura në qytetin e Vranjës, në lëndën e gjuhës angleze, ndërsa Valza vendin e tretë.
KKSH do t’i ndajë dhurata dy vajzave për suksesin e arritur si dhe ia ofrova gjithë mbështetjen për garat republikane.
Mirënjohje profesoreshës Pajtime për angazhimin e dhënë.
I inkurajoj prindërit dhe mësimdhënësit që të kenë vëmendjen e veçantë tek fëmijët, respektivisht tek nxënësit e tyre, sepse ata janë e ardhmja e vendit tonë”.