Nesër do të mbahet seanca e dytë e Kuvendit Komunal të Bujanocit

Nesër më 23.04.2024 (e martë) me fillim nga ora 10:00  është thirrur seanca e dytë e Kuvendit Komunal të  Bujanocit, kështu ka njoftuar shërbimi informativ i Kuvendit.

Për këtë seanc janë parapar 30 pika të rendit të ditës.

Këto janë pikat e parapara për këtë seanc:

REND I DITËS
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca VI e Kuvendit Komunal e mbajtur më 19.12.2023,
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca I e Kuvendit Komunal e mbajtur më 12.02.2024,
1. Propozim Vendimi për marrëveshje për binjakëzim – vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Bujanocit, Republika e Serbisë dhe Bashkisë së Gjirokastrës, Republika e Shqipërisë,
2. Shqyrtimi i raportit vjetor të punës me raportin financiar për vitin 2023, i Qendrës për punë Sociale, Bujanoc,
3. Shqyrtimi i raportit vjetor të punës me raportin financiar për vitin 2023, i Organizatës Turistike Bujanoc,
4. Shqyrtimi i raportit vjetor të punës me raportin financiar për vitin 2023, i Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq”, Bujanoc,
5. Shqyrtimi i raportit vjetor të punës me raportin financiar për vitin 2023, i Bibliotekës “14 Nëntori”, Bujanoc,
6. Propozim Aktvendimi mbi ndryshimin e Aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të Këshillit të Shkollës Fillore “Branko Radiçeviq”, Bujanoc,
7. Propozim Aktvendimi mbi ndryshimin e Aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të Këshillit të SH.F “Vuk Karaxhiq” Levosojë,
8. Propozim Vendimi mbi aprovimin e Planit operativ për mbrojtje nga vërshimet në ujërat e rendit të II në teritorin e komunës së Bujanocit për vitin 2024,
9. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës të Shtabit për situata të jashtëzakonshme të komunës së Bujanocit për periudhën 01.01 – 31.12.2023,
10. Propozim Aktvendimi mbi formimin e komisionit për plane,
11. Shqyrtimi i programit të fondit për shfrytëzimin e mjeteve për mbrojtjen e mjedisit në komunën e Bujanocit për vitin 2024,
12. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së Këshillit Komunal për vitin 2023,
13. Propozim rregullorja mbi ndryshimin dhe plotësimin e rregullores dhe sistematizimin e vendeve të punës Organizata Turistike Bujanoc,
14. Propozim rregullorja mbi ndryshimin dhe plotësimin e rregullores dhe sistematizimin e vendeve të punës Biblioteka”14 Nëntori” Bujanoc,
15. Propozim rregullorja mbi ndryshimin dhe plotësimin e rregullores dhe sistematizimin e vendeve të punës Shtëpia e Kulturës “Vuk Karaxhiq”, Bujanoc,
16. Propozimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Shtëpisë Kulturës “Vuk Karaxhiq”, Bujanoc,
17. Propozim aktvendimi mbi shkarkimin e u.d. drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” Bujanoc,
18. Propozim aktvendimi mbi emërimin e u.d. drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” Bujanoc,
19. Propozim aktvendimi mbi shkarkimin e u.d. drejtorit të Bibliotekës “14 Nëntori” Bujanoc,
20. Propozim aktvendimi mbi emërimin e u.d. drejtorit të Bibliotekës “14 Nëntori” Bujanoc,
21. Propozim aktvendimi mbi shkarkimin e u.d. drejtorit të Organizatës Turistike Bujanoc,
22. Propozim aktvendimi mbi emërimin e u.d. drejtorit të Organizatës Turistike Bujanoc,
23. Propozim aktvendimi mbi shkarkimin e u.d. drejtorit të Qendrës Kulturore Sportive “Rinia” Bujanoc,
24. Propozim aktvendimi mbi emërimin e u.d. drejtorit të Qendrës Kulturore Sportive “Rinia” Bujanoc,
25. Propozim aktvendimi mbi shkarkimin e u.d. drejtorit të Entit të Farmacisë Bujanoc,
26. Propozim aktvendimi mbi emërimin e u.d. drejtorit të Entit të Farmacisë Bujanoc,
27. Propozim aktvendimi mbi shkarkimin e u.d. drejtorit të Qendrës për punë Sociale,
28. Propozim aktvendimi mbi emërimin e drejtorit të Qendrës për punë Sociale,
29. Propozim aktvendimi për vazhdimin e mandatit organit të përkohshëm NP “Komunalia” Bujanoc,
30. Të ndryshme.
Rendi përfundimtar i ditës do të caktohet në seancë.
Shërbimi i Kuvendit
19.04.2024