Prokuroria e Lartë Publike (PLP) në Vranjë ka dërguar një komunikatë për media lidhur me vdekjen e një gruaje në lindje në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin e Përgjithshëm të Vranjës ditën e enjte në të cilën është shkruar.
Ky është njoftimi i plotë:
Me rastin e vdekjes së M. A nga rrethina e Preshevës, gjatë lindjes së fëmijës, më 17.04.2024 në spitalin e Vranjës, për shkak të interesimit të shtuar të opinionit dhe mediave, ju njoftojmë si në vijim:
Drejtoria e Policisë në Vranjë ka vepruar me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për konstatimin e të gjitha rrethanave relevante lidhur me vdekjen e M.A.
Më 24.04.2024 Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë i është dorëzuar Raporti për të gjitha veprimet e ndërmarra, si dhe konstatimet e mëparshme patologjike të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Nish lidhur me shkakun e vdekjes së të ndjerës M.A. e lindur në vitin 1987, e cila është bërë me kërkesë të spitalit në Vranjë.
Duke pasur parasysh se nga autopsia ka rezultuar se shkaku i vdekjes së gruas në lindje ka qenë këputja e mitrës me pasojë gjakderdhje, Prokuroria e Lartë Publike do ta përcjellë rastin në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë, duke pasur parasysh se në rastin konkret mund të bëhet fjalë për kryerjen nga pakujdesia të veprës penale të dhënies së ndihmës mjekësore nga pakujdesia, e cila për shkak të pasojave fatale mund të cilësohet si vepër e rëndë kundër shëndetit të njeriut, për të cilën është përgjegjëse Prokuroria Themelore Publike.
“Policia mbledhur të dhënat e nevojshme nga bashkëshorti i të ndjerës M.A., i cili ka kërkuar që organet kompetente shtetërore të përcaktojnë shkakun e vdekjes dhe i iu është bashkuar ndjekjes penale, nëse konstatohet se dikush është penalisht përgjegjës për vdekjen e gruas së tij. “, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga prokurorja e lartë në Vranjë, Danijela Trajkoviq.