Premtoi sigurimin e librave shkollor shqip dhe e realizoi premtimin Ragmi Mustafi

Në fundin e vitit 2018 premtoi se gjatë mandatit të tij në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar do zgjidhte njërën ndër çështjet politike më të përfolura per thuajse 2 dekada, atë të sigurimit të librave shkollor për shkollat fillore.

Dhe e realizoi premtimin nga shtatori i për vitin shkollor 2021|2022, të gjithë nxënësit shqiptar, nga klasa e parë e deri në të tetën, filluan të mësojnë me libra shqip, nga Shqipëria, njëjt si bashkëmoshatarët ne Tiranë e Sarandë.

Vepra këto që do ndikojnë direkt në arsimimin e gjeneratave  që vijn vit pas viti.

“Librat më cilësore në Evropën Juglindore. Për asnjë gjenerat më nuk do të jetë njëjtë, ashtu siç ka qenë për gjeneratat nga 90-tat e deri tash – pa libra” Kështu është shprehur asaj kohe vet Ragmi Mustafi si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar asokohe.

Mustafi dha shumë nga vetja për të bërë të mundur sigurimin e 64 titujve të librave në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe si gjuhë joamtare 12 sosh.

Ragmi Mustafi ishte ai që premtoi dhe e realizoi premtimin duke mundësuar një arsim shumë më cilcësor në të gjitha shkollat shqipe në Luginë të Preshevës.

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Hapësirë e sponzorizuar nga subjekti politik.