Ragmi Mustafi shprehet falënderues ndaj subjektit të PVD-së për besimin që i ka dhënë si kandidat për të udhëhequr komunën e Bujanocit dhe vullnetplotë për të zhvilluar komunën e Bujanocit.
Ai ka shkruar se është shumë i përkushtuar se sëbashkë me qytetarët e Komunës sonë do t’i fitoj zgjedhjet e 02 qershorit.
Kështu ka shkruar Mustafi në postimin e tij në facebook për promovimin e fushatës.
“Nuk ka më mirë se atëherë kur subjekti në të cilin ke vepruar për 20 vite të jep besimin e plotë për të udhëhequr me një garë jo të lehtë por për të cilën ia vlenë të angazhohesh e të cilën duhesh ta fitosh.
Aq më shumë, nuk ka më mirë kur je i rrethuar me miq, kolegë, përkrahës e qytetarë të cilët me mendje dhe zemër angazhohen për një Bujanoc më të mirë.
Më të zhvilluar e me më shumë perspektivë.
Në zgjedhjet që po na vijnë jam i nominuar që të udhëheq me listën më të mirë garuese.
Jam i kandiduar për kryetar të komunës.
Jam i përkushtuar me mendje dhe zemër që të fitojmë bashkë.
Të udhëheqim bashkë.
E ta bëjmë më të miren e mundshme për qytetin e komunën që bashkë shumë e duam.
Ju ftoj që mua dhe ekipit tonë t’i bashkangjiteni ditëve në vijim. Të bëjmë një kampanjë të denjë, të shpalosim programin tonë politik e t’i fitojmë mendjet dhe zemrat e çdo shqiptari.
2 Qershori është data. 9 është numri. Vendi i parë është synimi jonë.
Hajdeni me ne. Ta kthejmë Bujanocin në vendin që e meriton. Ta bëjmë Bujanocin më të mirë”.
Hapësirë e sponzorizuar nga subjekti politik.