Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali, e ka telefonuar ministrin e Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifin, ku ka folur lidhur me masat e fundit kundër Covid-19.
Sali njoftoi se Latifit i ka kërkuar që ta heq masën për parandalimin e Covid, me të cilën atyre që hyjnë nga jashtë në Kosovë, u kërkohen dëshmi se janë vaksinuar me tri doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Njoftimi i plotë:
Sot, kisha një bisedë telefonike me kolegun tim nga Kosova, ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, me ç’rast diskutuam për masat e reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithëve shtetasve të huaj që hyjnë në këtë shtet.
Shprehа mirëkuptim për vendimin e qeverisë kosovare, që ka ardhur duke e pasur parasysh gjendjen epidemiologjike në shtetin fqinj, si dhe kapacitetet e tyre për përballjen me këtë valë të virusit.
Po ashtu, kolegut tim ia përcollа edhe brengën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që kanë lidhje familjare, biznesore e detyrime të tjera që i lidhin me Kosovën, e të cilët kjo masë i ka kufizuar ndjeshëm.
Duke konstatuar bashkërisht se gjendja me pandeminë në të dyja vendet është gati e njëjtë, kërkova nga homologu im, Latifi, që ta rishqyrtojnë këtë vendim dhe të kërkojnë një mundësi tjetër që edhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve të të dyja vendeve, por edhe të mos pengohet qarkullimi i tyre i lirë.